Krasniqi u kërkon përfaqësuesve të Këshillit të BE-së largimin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Prishtinë | 25 Pri 2024 | 07:07 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me përfaqësuesit e 27-të vendeve anëtare të BE-së, pjesë e grupit punues të Këshillit të BE-së, COWEB.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se në takim ka shprehur qëndrimin e PDK-së në lidhje me temat të cilat i përkasin raportit të Kosovës me BE-në.

Bashkë diskutuam edhe për zhvillimet aktuale politike në vend, respektivisht dialogun, zgjedhjet në pjesën veriore të Kosovës dhe nevojën që sa më parë të largohen masat ndëshkuese të BE-së ndaj shtetit tonë”.

“Edhe në këtë takim, ritheksova se vetëm zgjedhjet e parakohshme dhe krijimi i një shumice qeverisëse që udhëhiqet nga PDK, mund të krijoj kushtet për rrugëtimin e sigurt të Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe organizatat e tjera ndërkombëtare”, ka thënë Krasniqi.

Të ngjashme