Krejt armatimi që u kap nga policia në veri, kapacitet që sulmuesit të arrinin deri në Prishtinë

Prishtinë | 25 Sht 2023 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës pas vënies në kontroll të zonës, ku mbeti i vdekur një rreshter dje në Banjskë të Zveçanit, ka sekuestruar vetura, municion e shumë gjera të tjera.

Me shifra, policia e ka sekuestrua dje 1 veturë të rëndë të blinduar, 24 vetura tjera dhe 2 motora 4×4.

Në shifra më të mëdha të armatimit janë eksplozivet, 150 cope eksploziv, dinamit, 23 detonator elektrik, afër 20 shurdhues për AK47 dhe mbi 230 karikator për AK47.

Përveç armatimit u janë gjetur edhe mjete tjera të punës, kazma, lopata, sopata dhe sharra te dorës – afër 50, shkruan klankosova.

Armatimi që është gjetur dje në afërsi të manastirit të Banjskës së Zveçanit, ka pasë kapacitet që të arrijë deri në Prishtinë.

Detaje të tjera:

  • 4 kamera të sigurisë
  • 3 dron
  • 30 armë AK47
  • 6 mitraloza
  • 29 zolla te mbushura
  • 21 antiplumba
  • 32 radiolidhje
  • Edhe ma shumë se 100 uniforma ushtarake

Të ngjashme