Kreu i ATK-së: Masat e reja fiskale ndikojnë në rritjen e të hyrave

Prishtinë | 25 Dhj 2017 | 11:02 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Duke filluar nga janari, të gjithë prodhuesit të cilët importojnë vet apo përmes kontraktorëve do të lirohen nga tatimi doganor për lëndën e parë, gjysmë produktin, linjat e prodhimit, pajisjet e teknologjisë informative si dhe do të lirohen nga tatimi i akcizës në të gjitha produktet të cilat marrin pjesë si lëndë ndihmëse në procesin e prodhimit.

Këto masa të rëndësishëm për tatimpaguesit po i konsideron kreu i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri.

Imeri, hyrjen në fuqi të pakos fiskale së re fiskale e nuk e konsideron të dëmshme për të hyrat e ATK-së. Ai madje thotë se kjo pako të ndikojë ngritjen ë të hyrave në institucionin që ai udhëheq.

“Në analizat që i kemi bërë për periudhën prej shtatorit 2015 deri në shtator 2017 kanë treguar rezultatet se kemi ngritje të importit dhe ngritje të qarkullimit kemi tatime më shumë të paguara dhe kemi numër të punësuarve më shumë për faktin se paratë të cilat i kanë paguar për TVSh-në herën e parë në import i kanë kursyer dhe kanë pas mundësi me investuar më shumë dhe të hapin vende të reja të punës më shumë”.

“E mira e kësaj pakoje është se do të ndikojë drejtë për së drejti në koston e produkteve finale sepse për lëndën e parë nuk do të paguhet akciza e cila fillon të zbatohet nga 1 janari. Sigurisht se ka me pas ndikim në të ardhmen edhe për qytetarët sepse ndikon në koston e produkteve drejtpërdrejt. Sigurisht se do të ndikojë këto masa, por do të ndikojë pozitivisht në ngritjen e të hyrave në Administratën Tatimore të Kosovës”.

Imeri tha se këtë vit kanë arritur që të inkasojnë 93% të të hyrave të përgjithshme ose 392 milionë euro, raporton Ekonomia Online.

“Ne aktualisht në të hyra jemi diku 392 milionë euro ose 93% e të hyrave të përgjithshme janë të arkëtuara edhe këto ditë që kanë mbetur deri në përfundim të vitit presim që edhe pjesa tjetër e të hyrave të arkëtohet kemi shumë aktivitetet që janë në nxitjen e tatimpaguesve në përmbushjen e obligimeve të tyre”.

“Sfidat janë nga më të ndryshmet  duke përfshirë prej një zbrastirë ligjore për disa aktivitete që i bëjmë dhe vakumi institucional prej muajit maj deri në shtator kjo ka qenë një vështirësi që është dashtë që Administrata Tatimore të zhvilloj aktivitetet të veçanta për me e ruajt stabilitetin e të  hyrave”.

Forma e re e riburësimit të kuponëve fiskalë sipas drejtorit të ATK-së, nuk ka qenë aq popullore, por thotë se më këtë shërbim qytetarët janë shndërruar në inspektor të fshehur të tatimit.

“…ka qenë projekti ndoshta më i pëlqyer nga të gjithë qytetarët edhe nga tatim paguesit që ka vendos një rregull në mënyrë indirekte të gjithë qytetarët janë shndërruar në inspektor të fshehur të tatimit, kanë kërkuar kuponë fiskal dhe janë shpërblyer për mundin që e kanë pas në këtë drejtim”.

Ndonëse pranon se ka pasur iplikime buxhetore Imeri thotë se projekti do të vazhdojë, raporton EO.

“Projekti kur është menduar është planifikuar që një vit të zgjat, por duke parë efektet është vazhduar edhe për një vit, dy vite ka zgjat ai projekt i cili ka qenë i vështirë në menaxhimin ka pas një kosto të lartë, por ka dhënë rezultate të mira. Me udhëzim administrative kemi kaluar në formë tjetër, forma e re është jo shumë popullore për faktin se nuk përfitojnë të gjithë ata që grumbullojnë kupon fiskal”.

Të ngjashme