Ekonomia Online
FUNDIT

Kriza energjetike në vend/ Haradinaj vjen me pyetje direkte për Kurtin

Kriza energjetike në vend/ Haradinaj vjen me pyetje direkte për Kurtin

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se Kosova është në krizë të rëndë energjetike dhe sipas tij, nuk premtohet një e ardhme më e mirë. Haradinaj ka parashturuar disa pyetje për kryeministrin Kurti, në seancën e sotme plenare. “Jemi në krizë të rëndë energjetike edhe pse nuk vërehet në muajt e verës. Kosova është e […]

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se Kosova është në krizë të rëndë energjetike dhe sipas tij, nuk premtohet një e ardhme më e mirë.

Haradinaj ka parashturuar disa pyetje për kryeministrin Kurti, në seancën e sotme plenare.

“Jemi në krizë të rëndë energjetike edhe pse nuk vërehet në muajt e verës. Kosova është e dëmtuar edhe nga heqja dorë e gazsjellësit amerikan. Cila është situata elektro energjetike në vend? Në çfarë gjendje janë kapacitet prodhuese në vend? A keni strategji për kalimin e një krize të mundshme energjetike? Cili është rreziku që Kosova të arrijë në kolaps energjetik? A keni menduar me lidh marrëveshje për bashkëpunim me Shqipërinë për kalimin e krizës? A keni plan për krijimin e rezervave për ngrohje?”, ishin pyetjet e Haradinaj drejtuar Kurtit.

Të ngjashme