Ekonomia Online
FUNDIT

Kryediplomati gjerman arrinë nesër në ora 14:00 në Prishtinë

Kryediplomati gjerman arrinë nesër në ora 14:00 në Prishtinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, të enjten do të qëndrojë në Kosovë, në një vizitë zyrtare të paparalajmëruar më parë. Maas pritet të arrijë në ora 14:00 në Prishtinë, ku në aeroportin e Prishtinës do të pritet nga homologia e tij kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz. Vizitën zyrtare, Ministri i Jashtëm e Gjermanisë […]

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, të enjten do të qëndrojë në Kosovë, në një vizitë zyrtare të paparalajmëruar më parë.

Maas pritet të arrijë në ora 14:00 në Prishtinë, ku në aeroportin e Prishtinës do të pritet nga homologia e tij kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz.

Vizitën zyrtare, Ministri i Jashtëm e Gjermanisë e nis me takimin e orës 15:00, ku do të pritet në Presidencë e Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani, shkruan Reporteri.

Pas, këtij takimi në agjendë parashihet që Maas dhe Osmani të dalin në një konferencë të përbashkët për media.

Pastaj, në ora 16:30, kryediplomati gjerman i shkon në zyrë shefit të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

Një orë më pas, në 17:30, Ministri gjerman do të zhvillojë edhe një takim zyrtar me homologen e tij kosovare, Kryediplomaten Donika Gërvalla.

Të ngjashme