Kryediplomati italian kërkon që Kosova t’i përmbushë zotimet e marra në dialog

Prishtinë | 24 Maj 2024 | 17:26 | Nga Ekonomia Online

Kreu i diplomacisë italiane, Antonio Tajani, ka qëndruar sot për një vizitë në Beograd. Ai ka takuar kryeministrin serb atje dhe kanë diskutuar edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Tajani ka thënë se Kosova duhet t’i respektojë obligime te marra, duke e theksuar Asociacionin.

“Sa i përket çështjes së Kosovës, ritheksoj se Prishtina duhet t’i respektojë zotimet që ka bërë me Evropën, veçanërisht në lidhje me komunitetet që jetojnë në veri të Kosovës dhe janë komunitete serbe. Pra, zotimet e marra duhet të respektohen në çdo rast”, ka deklaruar Tajani.

Italai ka qenë një prej shteteve që e ka kushtëzuar përkrahjen për anëtarësim në Këshill të Evropës me nisjen e themelimit të Asociacionit.

Të ngjashme