Ekonomia Online
FUNDIT

Kryediplomati kroat: Kroacia e përkrah plotësisht rrugën evropiane të Kosovës

Kryediplomati kroat: Kroacia e përkrah plotësisht rrugën evropiane të Kosovës

Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grliq Radman, ka pritur në Zagreb, ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz. Ai përmes një postimi në Twitter, ka thënë që Kroacia e përkrah plotësisht rrugën evropiane të Kosovës dhe është e gatshme t’ia ofrojë përvojën e saj. Radman tutje ka thënë që me Gërvallën kanë diskutuar për raportet […]

Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grliq Radman, ka pritur në Zagreb, ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Ai përmes një postimi në Twitter, ka thënë që Kroacia e përkrah plotësisht rrugën evropiane të Kosovës dhe është e gatshme t’ia ofrojë përvojën e saj.

Radman tutje ka thënë që me Gërvallën kanë diskutuar për raportet bilaterale miqësore dhe rrugën evropiane të Kosovës.

“Diskutuam marrëdhëniet miqësore, si dhe rrugën evropiane të Kosovës, të cilën e mbështesim plotësisht dhe jemi të gatshëm të ndajmë njohuritë dhe përvojën tonë”, ka shkruar ai.

Great to welcome my dear ?? @gervallaschwarz in #Zagreb.
We discussed friendly ???? bilateral relations, as well as the European path of #Kosovo, which we fully support and are ready to share our knowledge and experience. pic.twitter.com/HA20JN4ztU

— Gordan Grlić Radman (@grlicradman) March 7, 2023

Të ngjashme