Kryekuvendari Konjufca priti në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport

Prishtinë | 25 Shk 2022 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga këshilltarët, priti sot në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.

Në takim, kryetari Konjufca dhe ambasadori Davenport diskutuan për punën e Kuvendit dhe bashkëpunimin me OSBE-në, me fokus të veçantë procesin e reformës zgjedhore.

Kryetari Konjufca, pasi vlerësoi kontributin e ambasadorit Davenport dhe shprehu përkushtimin për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Misionit të OSBE-së, bazuar në nevojat dhe përvojën e deritashme, theksoi se kjo legjislaturë e ka ndër prioritetet kryesore reformimin e sistemit zgjedhor.

Ambasadori Davenport e konsideroi bashkëpunimin e deritashëm si tejet të frytshëm, ndërsa konfirmoi vazhdimin e mbështetetjes së legjislativit edhe në të ardhmen.

Të ngjashme