Kryeministri i Kroacisë reagon pas aksidentit tragjik të autobusit kosovar

Prishtinë | 25 Kor 2021 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic ka reaguar pas aksidentit fatal të autobusit me targa kosovare në Brod të Kroacisë, nga ku raportohet për 10 viktima.

Plenkovic shprehu ngushëllime për familjet e viktimave, derisa tha se janë me familjet e viktimave dhe autoritetet e Kosovës

“Me trishtim të madh morëm lajmin për aksidentin e një autobusi në rrugën afër Slavonski Brod, ku humbën jetën 10 persona. Ne jemi me familjet e viktimave dhe autoritetet e Kosovës, të cilëve u shprehim ngushëllimet tona më të thella. Shpresoj që pasagjerët e lënduar të shërohen. Për shkak të aksidentit të tmerrshëm, unë fola me Ministrin e Brendshëm, Davor Bozinovic dhe Ministrin e Shëndetësisë, Vilija Beros. Ministri Beroš dhe drejtori i mbrojtjes civile Trut u drejtuan për në Slavonski Brod për t’u njohur me të gjitha rrethanat e aksidentit dhe për t’u ofruar kujdes shëndetësor pasagjerëve të plagosur”, ka shkruar ai në Twitter.

Të ngjashme