Kryeministri Kurti mirëpriti Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Bjørnstad

Prishtinë | 24 Jan 2023 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjørnstad.

Diskutuan për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë dhe mundësitë për thellimin e tyre me theks të veçantë bashkëpunimin në sektorin e energjisë.

Kryeministri Kurti falënderoi Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Bjørnstad për mbështetjen e deritanishme të Norvegjisë për Republikën e Kosovës dhe për kontributin e vazhdueshëm për zhvillimin dhe sigurinë e rajonit. Ndërkaq, e njoftoi për të arriturat dhe sukseset e Kosovës në vitin që lamë pas në fushën e sundimit të ligjit, për reformat e ndërmarra, progresin demokratik dhe ekonomik.

Në këtë takim gjithashtu u diskutua për çështjet rajonale si dhe procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nevojën për intensifikim të tij drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër. 

Të ngjashme