Ekonomia Online
FUNDIT

Kryeministri Kurti priti në takim Delegatin Apostolik të Vatikanit për Kosovën, Jean Marie Speich

Kryeministri Kurti priti në takim Delegatin Apostolik të Vatikanit për Kosovën, Jean Marie Speich

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Delegatin Apostolik të Vatikanit për Kosovën, Nuncin Apostolik në Slloveni, imzot Jean Marie Speich, i shoqëruar nga Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, imzot Dodë Gjergji. Biseduan për raportet e mira me Selinë e Shenjtë dhe për gatishmërinë për avancimin e mëtejmë të tyre. […]

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Delegatin Apostolik të Vatikanit për Kosovën, Nuncin Apostolik në Slloveni, imzot Jean Marie Speich, i shoqëruar nga Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, imzot Dodë Gjergji.


Biseduan për raportet e mira me Selinë e Shenjtë dhe për gatishmërinë për avancimin e mëtejmë të tyre. Kryeministri Kurti tha se është i inkurajuar nga gatishmëria e Selisë së Shenjtë për të avancuar marrëdhëniet bilaterale dhe shtoi se Kosova është e gatshme të ketë një mision të veçantë për Vatikan.

Kryeministri e njoftoi Nuncin Apostolik me arritjet dhe sfidat në qeverisje, për menaxhimin e pandemisë, reformat në sistemin e drejtësisë dhe angazhimin e shtuar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. 

Të ngjashme