Ekonomia Online
FUNDIT

Kryeministri Kurti priti në takim një delegacion të Shoqatës “Dibra” që vepron në SHBA

Kryeministri Kurti priti në takim një delegacion të Shoqatës “Dibra” që vepron në SHBA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim një delegacion të Shoqatës Atdhetare “Dibra” që vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga viti 1996. Në delegacion ishin kryetari i shoqatës, Dashmir Miftari dhe anëtarët Albert Kolonja, Besnik Miftari, Bekim Paçuku dhe Fitim Kasapi. Kryeministri Kurti dhe delegacioni i shoqatës biseduan për kontributin […]

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim një delegacion të Shoqatës Atdhetare “Dibra” që vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga viti 1996.

Në delegacion ishin kryetari i shoqatës, Dashmir Miftari dhe anëtarët Albert Kolonja, Besnik Miftari, Bekim Paçuku dhe Fitim Kasapi.

Kryeministri Kurti dhe delegacioni i shoqatës biseduan për kontributin e diasporës shqiptare dhe lidhjet e tyre me atdheun, si dhe përgjegjësinë e përbashkët për ruajtjen e vlerave kombëtare.

Kryeministri theksoi nevojën për investime të diasporës, që do të ndikonte në nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe do të krijonte mundësitë për kthim në vendlindje.

Delegacioni i shoqatës “Dibra” i dhuroi Kryeministrit Kurti një pikturë me portretin e arsimtarit dhe veprimtarit të çështjes shqiptare, Said Najdeni, të realizuar nga piktori Sabit Bocku, si dhe i bënë ftesë për të vizituar shoqatën.

Të ngjashme