Kryeministri Kurti takoi emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin

Prishtinë | 21 Mar 2024 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u prit nga Përfaqësuesi i Posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në një mëngjes pune në Rezidencën e Ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi ekonomik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit si dhe përgatitjet për Samitin e radhës të Procesit të Berlinit i cili këtë vit shënon dhjetë vjetorin e tij, ishin temë qendrore e diskutimit.

Kryeministri e falënderoi z. Sarrazin për bashkëpunimin e mirë, kontributin dhe rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe në avancimin e bashkëpunimit rajonal.

Kryeministri theksoi që Republika e Kosovës është e përkushtuar dhe interesuar për fqinjësi të mirë, avancim demokratik dhe progres socio-ekonomik në rajon ku qytetarët janë përfituesit përfundimtarë dhe shtoi rëndësinë e zbatimit të shpejtë dhe të plotë të marrëveshjeve që janë arritur në Procesin e Berlinit e të cilat rrisin mobilitetin e qytetarëve dhe mundësitë për zhvillim.

Të ngjashme