Kryeministri Kurti teston talentin e tij në basketboll e shah

Prishtinë | 26 Jan 2024 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti sot ka qëndruar për vizitë te komuna që udhëhiqet nga bashkëpartiaku i tij, Shpejtim Bulliqi.

Në Podujevë, Kurti përveç agjendës së tij, gjeti kohë edhe për pak sport në një sallë basketbolli. Gjuajtja në kosh nuk i shkoi huq.

Kurti si kryeministër u pa si rrallëherë duke luajtur basketboll, por kjo s’është e rrallë për homologun e tij nga Shqipëria, Edi Rama, i cili si një ish-basketbollist, shihet shpesh duke i testuar reflekset edhe tash si kryeministër.

Gjatë kësaj vizite, Kurti ka marrë pjesë në lansimin e programit kombëtar “Sport në shkolla” e organizuar nga Federata e Sportit Shkollor të Republikës së Kosovës (FSSHRK), ngjarje në të cilën kanë marrë pjesë ministrat Hajrulla Çeku e Arbërie Nagavci e kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Kryeministri Kurti do të marrë pjesë edhe në vendosjen e gurthemelin për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për persona të moshuar në Podujevë.

Të ngjashme