Kryeministri probleme me syrin, i është ënjtur

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Kur brenda ka filluar seanca për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, kryeministri Albin Kurti ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës.

Lajmi.net ka parë se Kurti ka probleme me njërin sy. Sipas pamjeve të siguruara, syri i anës së djathë i është skuqur dhe ënjtur.

Me 106 deputetë në sallë, ka filluar seanca në Kuvendin e Kosovës me 1 minutë heshtje për vdekjen e Leze Qenës.

Në rend dite është vetëm votimi i mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Tashmë kanë nisur edhe debatet e deputetëve.

Të ngjashme