Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Agron Bajrami, ka reaguar pas deklaratës së publikuar nga European Democrats, në të cilën kritikohet retorika e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për Kosovën.
European Democrats kanë deklaruar se Vuçiq “edhe një herë ka pohuar se Kosova është pjesë e Serbisë”, duke vlerësuar se deklarata të tilla dëmtojnë procesin e pajtimit dhe stabilitetin rajonal.
Në reagimin e tyre, ata kanë theksuar se vetëm disa ditë më herët, ministrja serbe Snežana Paunović kishte deklaruar se do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën në vitin 1998, duke shtuar se këto deklarata, pavarësisht dënimit në Evropë, nuk kanë sjellë pasoja politike.
Bajrami ka shpërndarë këtë qëndrim, duke e vlerësuar si një mesazh të rëndësishëm ndaj qasjes së Beogradit dhe retorikës që, sipas tij, pengon normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka shkruar se Kosova nuk do ta negociojë ekzistencën e saj, dhe që nuk mund të ketë dialog të besueshëm teksa njëra palë ka ende pretendime territoriale.
“Beogradi vazhdon të mohojë realitetin, të mohojë të vërtetën dhe të riciklojë gjuhën e viteve 1990. Nuk mund të ketë dialog të besueshëm ndërsa njëra palë ende pretendon territorin e palës tjetër dhe ëndërron për përsëritjen e spastrimit etnik. Kosova nuk do të negociojë ekzistencën e saj”, ka shkruar ai në “X”.
Belgrade continues to deny reality, negate truth and recycle the language of the 1990s.
— Agron Bajrami (@AgronBajrami) July 26, 2026
There can be no credible dialogue while one side still claims the other’s territory and daydreams of repeating ethnic cleansing.#Kosova will not negotiate its existence. https://t.co/TffoxQkg36