Kryeprokurori Lumezi tash e cilëson si normale kërcënimin e ministrit Beqaj për “Pronton”

Prishtinë | 23 Gus 2018 | 19:45 | Nga

Disa vjet kishin kaluar nga takimi në një restorant deri në takimin në një aheng, por Aleskandër Lumezi gjithmonë ka pasur mirëkuptim për njërin nga njerëzit kryesorë të PDK-së, Besim Beqaj.

Në kulmin e skandalit të faktimit të ndërhyrjes së politikës në drejtësi, Kryeprokurori i Shtetit ka folur hapur për një takim me Ministrin e Inovacionit, Besim Beqaj, i cili e kishte kërcënuar me padi atë dhe Prokurorinë, për shkak të aktakuzës në rastin ‘Pronto’, raporton KTV.

Lumezi kërcënimin e Beqajt e kishte paraqitur si shqetësim në takimin me prokurorin Elez Blakaj dhe dy prokurorë të tjerë.

E ky në një aheng nuk ishte takimi i vetëm që Lumezi kishte me njeriun e PDK-së.

Në përgjimet ‘Pronto 3’, të publikuara nga KTV-ja kohë më parë, Adem Grabovci e thërret Kadri Veselin t’i bashkohet në drekë, ku ishte me Besim Beqajn dhe atëherë Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Aleksandër Lumezi, i njohur si Leka.

Në një intervistë në KTV, në tetor të vitit 2016, Besim Beqaj thoshte se organet e drejtësisë janë të lira për ta bërë punën e tyre.

Faktin që Lumezi e ka pranuar kërcënimin e Beqajt si normal, e kanë kritikuar pjesëtarë të shoqërisë civile, që kanë protestuar një ditë më parë.

Lumezi e ka sulmuar ashpër prokurorin e dorëhequr, Elez Blakaj, i cili zbuloi se ky i bëri presion për thirrjen si dëshmitar të Kadri Veselit dhe ngritjen e aktakuzës ndaj Besim Beqajt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme