Kryeprokurori tregon pse u lirua vëllai i Rexhep Selimit

Prishtinë | 03 Mar 2018 | 16:28 | Nga

Kryeprokurori i Prishtinës Imer Beka tregoi arsyen pse Ramadan Selimi u lirua pas incidentit me policët.

Imer Beka, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë tha për Kallxo.com se Ramadan Selimi, i dyshuari për sulmin e mbrëmshëm ndaj një zyrtari policor është liruar, ngase ky zyrtar nuk ka pësuar.

Ramadan Selimi është liruar sepse pas daljes së prokurores në stacionin policor të jugut më ka njoftuar se nuk ka pasur lëndime zyrtari policor”, tha Beka.

Por Asdren Hoxha, avokati i Ramadan Selimit tha për Kallxo.com se Selimi i ka thënë se ka pësuar lëndime trupore.

“Kur ka arritur në stacion, ka fillu nje qasje arogante nga policia ku edhe kanë tentuar ta nxjerrin nga kerri edhe me rrëzu në tokë. Edhe sipas Selimit aty ai ka pësuar edhe lëndime”, tha avokati Hoxha.

Avokati mohoi se Selimi është arrestuar dhe ka grushtuar policin, siç raportuan mbrëmë mediat.

“Kështu ka rrjedhë ngjarja, nuk është arrestuar siç kanë raportuar mediat, por ka shku vetë, edhe nuk e ka grushtu askënd. Më pas ka ardhë prokurorja ku edhe ka biseduar me të e më pas është liruar me udhrër të së njëjtës”, tha avokati Hoxha.

Edhe policia në raportin e sotëm 24 orësh njoftoi se personi i dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar u shoqërua në polici.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme