Ekonomia Online
FUNDIT

Kryesenatorja italiane, Casellati, uron kryeparlamentarin Konjufca

Kryesenatorja italiane, Casellati, uron kryeparlamentarin Konjufca

Kryetarja e Senatit të Italisë, Maria Elisabetta Alberti Casellati, ka uruar kryeparlamentarin Glauk Konjufca, me rastin e zgjedhjes së tij në krye të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në telegram thuhet: “Z. Kryetar, Dëshiroj t’ju shpreh urimet e mia më të ngrohta për zgjedhjen Tuaj Kryetar i Kuvendit të Kosovës, vend të cilin pata kënaqësinë […]

Kryetarja e Senatit të Italisë, Maria Elisabetta Alberti Casellati, ka uruar kryeparlamentarin Glauk Konjufca, me rastin e zgjedhjes së tij në krye të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në telegram thuhet:

“Z. Kryetar,

Dëshiroj t’ju shpreh urimet e mia më të ngrohta për zgjedhjen Tuaj Kryetar i Kuvendit të Kosovës, vend të cilin pata kënaqësinë ta vizitoja menjëherë pas zgjedhjes sime Kryetare e Senatit.

Uroj që, pasi të kenë përfunduar kufizimet e vendosura nga kjo pandemi, do të kemi mundësi për dialog dhe takim personal.

Ju lutem pranoni konsideratën time më të lartë”. 

Të ngjashme