Kryeshefi i NPB-së: I bëj thirrje Qeverisë t’i ndalë sulmet ndaj ndërmarrjes

Prishtinë | 02 Shk 2022 | 15:02 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), Hajdar Hoxhaj, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media, në lidhje me një shkresë që iu ka arritur nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, raporton Ekonomia Online.

Ai ka hedhur akuza ndaj Qeverisë, teksa ka kërkuar që t’i ndalë sulmet ndaj NPB-së.

“Pra këtu kemi shkresë që ka dërguar AKP vlerësimin që ka marrë Bordi ku këtë kërkesë e vlerëson të rëndësisë jo me prioritet që ka të bëjë me vijën kufitare ndërmjet dy parcelave. Arsyet pse po ndodh ky neglizhim nuk e di. Tash është rikthyer në gjendje fillestare. Meqenëse lënda u kthye në fillim kemi pasur takime me AKP por nuk kam arritur të kuptojë që menaxhmenti e ka dërguar te bordi por që është kompetencë e ekzekutivit. Bordi nuk e aprovon. Është hera e parë që hasim në një dokument të tillë ku kërkesa të bordi i AKP konsiderohen si joprioritare. Dëmet që mund të shkaktohen janë të mëdha”, ka thënë ai.

“Ndërmarrja është duke marrë veprime ligjore për të proceduar më tutje. Vetëm është përcaktimi i një vije kufitare. Për ndërmarrjen është e njohur se ka pasur rritje të hyrave, shërbimin për qytetarë. Mirëpo i bëjë thirrje edhe qeverisë që ti ndalë këto sulme ndaj NPB-së. Le të na lënë ta vazhdojmë projektin në Lakrishtë. E kemi pasur takim me menaxhmentin dhe për ne është me rëndësi të eliminojmë këto çështje me parime ligjore. Një dëm i tillë do ti bartet AKP-së”, ka thënë ai.

Të ngjashme