Kryesia e Kuvendit mblidhet sot nga ora 10:00, diskutohet për propozim-rezolutën kundër shtrenjtimit të rrymës

Prishtinë | 21 Shk 2022 | 07:53 | Nga Ekonomia Online

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot mblidhet nga ora 10:00.

Kryesia e Kuvendit pritet që të caktojë seancë për të votuar dy rezolutat nga dy seancat e jashtëzakonshme që nuk janë votuar për shkak të mungesës së kuorumit.

Njëra rezolutë është për propozim rezolutën nga debati parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike, që është mbajtur më 24 dhe 26 janar dhe propozim-rezolutë nga debati parlamentar lidhur me vendimin e ZRRE-së, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, seancë kjo e mbajtur më 9 shkurt.

Njoftimi i Kuvendit:

Mbledhja e Kryesisë

Rendi i ditës

I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 24 dhe 26 janar 2022:

  1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

III. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 9 shkurt 2022:

  1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me Vendimin e ZRRE-së, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

IV. Përgatitjet për Seancën plenare të radhës:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-126 për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime shoqërore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë,
  4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-127 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe/ose të kontrollit të hyrjes/daljes së mallrave,
  5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. nr.08/L-011 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-061 për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-005 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar,
  7. Shqyrtimi i parë i Projekt-Kodit Civil të Republikës së Kosovës nr. 08/L-124,
  8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës,
  9. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë.

V. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Të ngjashme