Ekonomia Online
FUNDIT

Kryesia e Kuvendit vendos për seancën e së enjtes, diskutohet për dialogun dhe martesat mes gjinive të njëjta

Kryesia e Kuvendit vendos për seancën e së enjtes, diskutohet për dialogun dhe martesat mes gjinive të njëjta

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e radhës të mbahet më 24 shkurt, me fillim nga ora 10:00, raporton Ekonomia Online. Mes pikave të rendit të ditës do të jetë debati parlamentar për dialogun me Serbinë, pas kërkesës së grupit parlamentar të AAK-së. Gjithashtu do të diskutohet për Projekt-Kodin Civil, ku një […]

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e radhës të mbahet më 24 shkurt, me fillim nga ora 10:00, raporton Ekonomia Online.

Mes pikave të rendit të ditës do të jetë debati parlamentar për dialogun me Serbinë, pas kërkesës së grupit parlamentar të AAK-së.

Gjithashtu do të diskutohet për Projekt-Kodin Civil, ku një çështje që ka nxitur debat është rregullimi i martesave mes gjinisë së njëjtë në Kosovë.

Pikë tjetër do të jetë ratifikimi i marrëveshjeve për sigurime shoqërore ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, si dhe për zbatimin e lehtësirave doganore mes dy vendeve.

Në këtë seancë gjithashtu do të bëhet ndryshim-plotësimi i Ligjit për shitjen e banesave, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, shqyrtim i parë i projekt-kodit civil dhe formimi i një komisioni ad-hoc, për përzgjedhjen e një kandidati për Bordin e RTK-së nga radhët e komuniteteve të tjera joshumicë.

Të ngjashme