Kryesia vendos që nisma për shfuqizimin e Speciales të shkoj në Qeveri

Prishtinë | 22 Jan 2018 | 10:50 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që nisma për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuar të dërgohet në Qeveri.

Këtë e ka konfirmuar para gazetarëve, deputeti i VV-së, Glauk Konjufa, raporton Ekonomia Online.

“Kryesia mori vendim që t’i shkojë qeverisë shfuqizimi i gjykatës speciale, kësaj radhe kryesia e kishte kuorum prej 4 anëtareve dhe morën vendim që nisma  e deputeteve për shfuqizimin e dhomave të specializuar të shkojë për shqyrtim qeverisë së Kosovës. Njëri dalloj nga vendimmarrja, duhet a pyesni Xhavit Halitin pse vendosi kështu, kjo iniciativë nuk është në Kuvend, por shkoj në Qeveri”.

Madje ai këtë po e konsideron edhe lajm të ditës.

Të ngjashme