Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës viziton Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit

Prishtinë | 13 Mar 2024 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të iniciativës për t’i vizituar prokuroritë e vendit, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Ardian Hajdaraj, zëvendës-kryesuesja e KPK-së, Jehona Grantolli dhe Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së, Sami Istrefi, kanë zhvilluar vizitë zyrtare në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit ku janë pritur nga U.D. Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi.

Fillimisht, U.D. Kryeprokurori Kelmendi i ka njoftuar të pranishmit me punën e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit në trajtimin e lëndëve që bien në kompetencë të kësaj instance të prokurorisë, bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, zbatimin e SMIL-it, si dhe ka adresuar nevojat të cilat i ka Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit në funksion të realizimit të mandatit  kushtetues dhe ligjor.

Në anën tjetër, Kryesuesi i KPK-së dhe bartësit e funksioneve të Këshillit Prokurorial që e shoqëronin atë e kanë njoftuar U.D. Kryeprokurorin e Shtetit lidhur me objektivat e tyre, siç janë avancimi i transparencës në sistemin prokurorial përmes publikimit të vendimeve për rastet disiplinore dhe atyre të vlerësimit të performancës, zbatimin e Planit të Sigurisë në të gjitha prokuroritë, si dhe për planet e investimeve kapitale të cilat do të avancojnë procesin e punës në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe prokurorive tjera.

Në fund, Kryesuesi i KPK-së, Hajdaraj, zv. kryesuesja e KPK-së, Grantolli dhe Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit kanë ofruar gatishmërinë e tyre institucionale për mbështetjen e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit në arritjen e objektivave të Planit të Punës për vitin 2024. 

Të ngjashme