Kryesuesi Thaqi pret në takim kryesuesen e Forumit të Grave Gjyqtare, diskutohet fuqizimi i grave në drejtësi

Prishtinë | 24 Sht 2026 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryesuesen e Forumit të Grave Gjyqtare, Vlora Pacolli-Rexhepi, së bashku me anëtaret e bordit të këtij forumi.

Sipas njoftimit, gjatë takimit është diskutuar për aktivitetet dhe angazhimet e grave gjyqtare dhe prokurore, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe koordinimit me KGJK-në në realizimin e tyre.

Me këtë rast, Thaqi ka uruar gratë gjyqtare për anëtarësimin e Forumit të Grave Gjyqtare në Shoqatën Ndërkombëtare të Gjyqtareve.

Gjithashtu, ai ka shprehur gatishmërinë e KGJK-së për të vazhduar bashkëpunimin me Forumin dhe për të mbështetur fuqizimin e rolit të grave gjyqtare dhe prokurore në sistemin e drejtësisë së Kosovës.

Në takim është vlerësuar rëndësia e bashkëpunimit dhe koordinimit institucional për avancimin e angazhimit të grave në sistemin e drejtësisë.

Të ngjashme