Kryetari i Istogut i reagon Durmishit për “korridorin e turizmit”: Është projekt i yni, ju ligjërojmë si punohet

Prishtinë | 04 Gus 2024 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati i tha zëvendëskryeministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi se komuna e tij mund t’i ligjërojë nivelit qendror “se si punohet”.

Pasi Durmishi tha se Lumir Abdixhiku po mashtron meqenëse kryetari i LDK-së shpërndau një video nga një projekt që tha se po bëhet në Istog, Ferati ndërhyu duke thënë se kjo ishte projektuar nga Komuna.

“Faza e II-të e projektit “Ndërtimi i rrugës, Istog – Bjeshka e Moknes”. Jashtëzakonisht krenarë që përmes kësaj rruge po hapim shtigje të reja drejt zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë në gjithë Kosovën. Ps: Për Durmishin&Co, Projekti Mokna i projektuar nga Komuna, mbikëqyrja e menaxhimi nga Komuna, procedurat e prokurimit që Komuna e Istogut bën për dallim prej jush rezultojnë në ekzekutim të shkëlqyeshëm në teren!”, shkroi Ferati.

“Të gatshëm jemi kurdo për t’ju ligjëruar se si punohet!”, shtoi ai.

Ferati tha se “fondet janë të taksapaguesve (jo te VV-së) dhe tek ta po kthehen si zhvillim e përparësi!”.

Të ngjashme