Kryetari i LDK-së e krahason Albin Kurtin me Vali Corleonen

Prishtinë | 23 Mar 2023 | 22:46 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka bërë një krahasim tejet interesant për kryeministrin Albin Kurti.

Abdixhiku, tha se vetëm Kurtit dhe Vali Corleones, nuk iu ka thënë askush “puna e mbarë”, për shkak se sipas tij nuk kanë punuar asnjëherë.

Për Kurtin, ai tha se nuk di ta menaxhojë asnjë projekt të vetëm.

“Dy njerëz në Kosovë, që nuk i ka thënë askush puna e mbarë, Vali Corleone dhe Albin Kurti, kurrë në jetën e vet punë s’kanë bërë, kurrë në jetë të vet nuk i kanë thënë puna e mbarë. Ky nuk din ta menaxhojë një projekt të vetëm”, ka thënë ai në Dukagjini.

Të ngjashme