Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, dje e ka denoncuar ish-deputetin Zafir Berishën në Polici. Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi. Ai i tha Expressit se viktima ka deklaruar në Polici se përmes telefonit është kanosur nga i dyshuari, Z.B.,për tri ditë. Lidhur me rastin është […]
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj e denoncon në polici Zafir Berishën, dyshohet se u kanos per tri ditë rresht

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, dje e ka denoncuar ish-deputetin Zafir Berishën në Polici.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Ai i tha Expressit se viktima ka deklaruar në Polici se përmes telefonit është kanosur nga i dyshuari, Z.B.,për tri ditë.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, i cili ka dhënë urdhër që të intervistohet I dyshuari.
“Hetuesit nga Sektori i Hetimeve Rajonale e ka shoqëruar te dyshuarin, është intervistuar dhe pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. Në konsultim me Prokurorin Kujdestar, iniciohet rasti “Kanosje”. Rasti është duke u hetuar nga njësiti Hetimeve rajonale në Prizren”, tha Gashi.
Express ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Totaj e Berisha, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

















