Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka rezultuar pozitiv me Coronavirus

Prishtinë | 23 Kor 2020 | 20:05 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka rezultuar pozitiv në testin e kryer për Sars-CoV-2.

Ai tha se ndihet mirë me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndroj në vetizolim.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë, pak çaste më parë u njoftova nga IKSHP se kam rezultuar pozitiv në testin e kryer për Sars-CoV-2.

Unë jam mirë me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndroj në vetizolim.

Ju ftoj të gjithëve që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën!

Të ngjashme