Kryeziu i bën thirrje Kurtit që Lugina e Preshevës të pajiset me tabelën 08

Prishtinë | 25 Sht 2021 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Tash e disa ditë situata në veri është përkeqësuar dhe televizioni Tv Mallisheva sot ishte në Jarinjë për të përcjellë më afër gjendjen në atë vend.

Në një intervistë për televizionin TV Malisheva, drejtori i disa kompanive, Qendrim Kryeziu ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që Lugina e Preshevës të pajiset me tabelën 08.

Tash e 6 ditë disa serbë në shenjë proteste kundër vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës për reciprocitet në targa, kanë bllokuar rrugët në pikat kufitare në Jarinjë dhe në Bërnjak.

E në lidhje me këtë qështje Kryeziu tha se në bazë të asaj çfarë kanë parë dhe kanë dëgjuar ata serbë aty janë të detyruar të bëjnë këtë gjë dhe nuk janë duke e bërë me dëshirën e tyre.

Të ngjashme