Kryeziu pas reagimit të Kurtit: ShBA-të s’mund t’i duash dhe t’i konsiderosh aleate vetëm kur të duhen ty

Prishtinë | 22 Qer 2025 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës Ismet Kryeziu kritikoi kryeministrin në detyrë Albin Kurti, edhe pse doli në mbështetje të operacionit ushtarak amerikan ndaj centraleve bërthamore të Iranit, duke theksuar se ShBA është “miku ynë special”.

Kryeziu rikujtoi marrëdhëniet e tensionuara të Kurtit me administrata të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“SHBA-të nuk mund t’i duash dhe t’i konsiderosh aleate vetëm kur s’kane punë me ty, ose vetëm kur të duhen ty. Parimet dhe orientimi i Kosovës ndaj vlerave demokratike nuk mund të jenë zgjedhje e interesave ditore”, shkroi në Facebook , Kryeziu.

Të ngjashme