Kujdes nga frangat false në Kosovë, policia arreston katër persona

Prishtinë | 26 Tet 2018 | 12:02 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se katër personave në Prishtinë, dje, u janë gjetur në xhepa 2 euro false.

Sipas policisë, të njëjtit kanë poseduar edhe franga ku më pas u janë konfiskuar.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 25.10.2018-20:00. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që gjatë kontrollit në automjetin e tyre janë gjetur dhe janë konfiskuar 2007 monedha metalike nga 5 franga dhe pesë monedha metalike nga 2 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme