Kukës: Dyshohet se ngacmoi seksualisht dy vajzat e tij të mitura, arrestohet 39-vjeçari

Prishtinë | 06 Pri 2024 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

Policia e Shtetit në Kukës ka arrestuar në flagrancë një 39-vjeçar, i cili dyshohet se ka dhunuar psiqikisht bashkëshorten e tij, por edhe se ka ngacmuar seksualisht 2 vajzat e tyre të mitura.

Siç njofton policia, gjatë kontrollit në banesën e tij, janë gjetur 14 kapsolla detonatore, 2 fitilë zjarrpërcjellës, 1 garantë ofensive dore dhe 5 krehra automatikësh.

“Në zbatim të masave të planit operacional të koduar ‘Sundimi i ligjit’, si dhe me mbështetjen te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin Q. D., 39 vjeç, banues në Kukës, pasi dyshohet se ka dhunuar psikologjikisht bashkëshorten e tij dhe se ka ngacmuar seksualisht 2 vajzat e tyre të mitura”, ka njoftuar Policia e Shtetit.

Materialet procedurale, sipas Policisë, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme