Garrix e çon në qiell Dua Lipën, e quan gjeni

Prishtinë | 13 Gus 2018 | 12:28 | Nga

DJ me famë botërore ka folur në superlativ për Dua Lipën. “Është gjeni”…

“Sunny Hill Festival”, ka qenë aktiviteti i cili ka mbledhur në Prishtinë shumë artistë shqiptarë dhe të huaj. Midis tyre ka qenë edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, por edhe Dj me famë botërore Martin Garrix, me të cilin edhe ka bashkëpunuar në këngën “Scared to be lonely”.

Në konferencën për shtyp të mbajtur ditën e djeshme, Garrix ka thënë fjalët më të mira për Duan. “Dua Lipa është gjeni”, tha artisti i cili vinte për herë të parë në Kosovë.

Të ftuar në këtë festival i cili synon të bëhet tradicional kanë qenë Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri e cila nuk mundi të ishte e pranishme për shkak të datave të koncerteve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme