Për dy ditë shiten 1/3 e biletave për koncertin e Dua Lipës

Prishtinë | 03 Gus 2016 | 22:45 | Nga

Babai i këngëtares Dua Lipa ka treguar se interesimi për koncertin e 9 Gushtit është shtrirë jo vetëm në Kosovë, por edhe në Maqedoni e Mal të Zi.

E shitja e biletave që nisi të shtunën ka qenë shumë e madhe. Prive.al mëson se vetëm për dy ditët e para, janë shitur mbi 35% të biletave.

Duket se kushdo që ende nuk e ka marrë biletën, bën mirë që ta bëj këtë së shpejti pasi që do jetë çështje kohe shitja e tërësishme e tyre.

Kujtojmë se 100% e të hollave të mbledhura nga shitja e biletave do të shkojnë tek “Sunny Hill Foundation”, fondacioni që synon të ndihmojë në përmirësimin e gjendjes në Kosovë, me theks të veçantë në fushën e artit e kulturës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme