Kim Kardashian përgatitet të bëhet avokate

Prishtinë | 13 Pri 2019 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Reality ylli Kim Kardashian (37) ka disa muaj që po i kalon madje 18 orë në javë duke mësuar si studente e juridikut. Kim dëshiron ta kalojë provimin e jurisprudencës dhe deri në vitin 2022 do të bëhet avokate.

Kohët e fundit ajo zbuloi se përfshirja e saj me reality programin, perandorinë e produkteve të bukurisë, reklamave dhe fëmijët nuk është e mjaftueshme, dhe se ajo dëshiron ta kalojë provimin e jurisprudencës dhe të bëhet avokate në zyrën e avokatisë.

“Leximi më tërheq shumë. Ai është shumë afatgjatë”, tha Kim, e cila po pohon se po e përvetëson mirë materialin dhe se po mëson shpejt çdo gjë që i duhet.

Kardashiania gjithmonë ka qenë e interesuar për të drejtën penale, ndërsa babai i saj, Robert Kardashian, i cili vdiq në vitin 2003, ishte një avokat i njohur amerikan.

Dëshira e saj për avokaturë u rrit pas takimit me Donald Trump (72), presidentin e SHBA-së.

“Isha ulur në dhomën e Rooseveltit, me gjykatësin i cili dënoi shumë kriminelë dhe me shumë njerëz të rëndësishëm dhe të fuqishëm dhe mendova: ‘Më duhet të di më shumë’”, tha Kim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme