Një tjetër bukuroshe në “rrjetën” e Pete Davidson, dhe duket se Emily është shumë e lumtur

Prishtinë | 01 Dhj 2022 | 23:15 | Nga Ekonomia Online

Jordin Sparks ishte ulur pranë Emily Ratajkowski dhe Pete Davidson në një ndeshje të NBA-së, ku ata bënë paraqitjen e parë publike mes zërave për një romancë.

Këngëtarja, e cila u ul pranë modeles dhe yllit të “Saturday Night Live” në ndeshjen e Knicks kundër Grizzlies më 27 nëntor, zbuloi se çfarë pa dhe dëgjoi mes tyre.

“Unë po përpiqesha të mos përzihesha me ta”, tha ajo për E!News në ceremoninë e ‘Footwear News Achievement Awards’. “Por ata dukeshin sikur po kalonin një kohë të mirë. Ishin vërtet të këndshëm dhe isha shumë e lumtur që u ula pranë tyre.”

Fotot e Emily dhe Pete shtuan më shumë zërat se dy yjet kanë nisur një romancë. Por, pse Jordin mendon se ndjekësit janë kaq të interesuar për dyshen?

“Unë mendoj se ata janë vërtet të ëmbël dhe duken mirë së bashku …. Them se po kalojnë një kohë të mirë. Plus, ata ishin në rreshtin e parë, kështu që të gjithë duhet t’i shohin.”-tha fituesja e ‘American Idol’.

Davidson më parë ishte në lidhje me Kim Kardashian, Cazzie David, Ariana Grande, Kate Beckinsale, Margaret Qualley, Kaia Gerber dhe Phoebe Dynevor. Ndërsa Emily është nëna e Sylvester, 19 muajsh, me ish-burrin Sebastian Bear-McClard.

“Me sa dëgjova, ata po qeshnin, po kalonin shumë mirë,” vuri në dukje ajo. “Pra, mendoj se është një fillim i mbarë.”

Muajin e kaluar, një burim i afërt me Emily tha se dyshja kishin bërë disa takime. Që atëherë, Emily dhe Pete janë parë duke u shoqëruar jo vetëm në lojën e NBA-së, por edhe duke festuar ditëlindjen e 29-të të Pete më 16 nëntor.

“Ata kanë shumë kimi,” tha një burim i afërt me Emily për E!News. “Është një marrëdhënie e ftohtë deri më tani, por ajo e pëlqen shumë atë. Pete është simpatik.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme