Kundërshtohet bartja e barrës së provës nga prokurori tek i pandehuri

Prishtinë | 22 Qer 2018 | 08:07 | Nga

Projektligji për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme, i hartuar dhe i proceduar në Kuvend nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), nuk ka marrë përkrahjen e Komisionit parlamentar për legjislacion.

Kjo pasi që deputetët e pozitës janë shprehur kundër tij, shkruan sot Koha Ditore.

Ndonëse disa kanë votuar për e disa kanë abstenuar, rezervat e kundërshtimet e tyre rreth këtij Projektligji i kanë shprehur edhe anëtarët e Komisionit nga radhët e opozitës.

Disa anëtarë të këtij komisioni kanë vlerësuar se Projektligji në fjalë me bartjen e barrës së provës nga prokurori tek i pandehuri, përmbys sistemin e drejtësisë të vendosur qysh në kohën e Perandorisë Romake. Gjithashtu kritika ka pasur edhe sa u përket fushëveprimit të ligjit, si dhe mundësisë për keqpërdorim të tij nga secili që vjen në pushtet

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme