Në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për shpenzimet e Qeverisë, deputeti i AAK-së, Blerim Kuçi, ka thënë se kjo seancë nuk duhej të thirrej asesi pasi sipas tij asnjë ligj nuk është shkelë dhe se ndarjet e mjeteve janë ndarë në bazë të neneve, raporton Ekonomia Online.
Madje, “i mllefosur” nga kërkesat për seanca të jashtëzakonshme, ai kërkoi nga Kuvendi që qysh sot të vendos për atë se kur mund të mbahen seanca të jashtëzakonshme.
“Asnjë pjesë e asnjë ligj nuk është shkelë. Nuk është shkelë as ligji për buxhet, as ligji për menaxhimin e financave publike. Ndarjet janë bërë në bazë të neneve të caktuara”, tha Kuçi.
Atij i është kundërpërgjigjur deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.
Ai i thotë se logjika e tij është se ka keqpërdorime, por ato po fshehën.
“Logjika e asaj që tha Kuçi është se ne kemi bë keqpërdorime, por ne me letra jemi mirë. Nëse mendohet se me raporte të auditorit, ato na vijën përditë, por shpesh herë çështjet që janë me interes nuk vijnë në raport. Ne e kemi ftu kryeministrin në komision. Nuk ka ardhë, e ka dergu Haki Shatrin. Nuk mund ne të flasim me këshilltarë të juaj që i keni 400. Përndryshe vazhdoni ju tutje, abuzoni e puna e mbarë iu koftë”, ka thënë Selamanaj.