Kuvendi i Kosovës po mban seancë të jashtëzakonshme në lidhje me gjendjen në arsim pas mosdakordimit ndërmjet MAShT-it dhe SBAShK-ut për kompensimin e orëve të humbura , raporton Ekonomia Online.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismail Kurteshi, tha se çështja e orëve të humbura është një inat i lidhur mes SBAShK-ut dhe MAShT-it.
“Me që kjo çështje, kaluan 3 javë edhe pse në fillim ua patëm heqë vërejtjen se marrëveshja do ndodhë dhe se do kërkojmë nga ta përgjegjësi për mungesën e orëve të humbura. Këto kanë të bëjnë më shumë me inate mes ministrit dhe sindikatës se sa problemi esencial që janë nxënësit”, tha Kurteshi.
Ai tha se për arritjen e marrëveshjes për ndalimin e grevës, SBAShK-u nuk është dashur të bëjë marrëveshje me kryetarin e Kuvendit, por me MAShT-in.
“Sindikata atëherë në vend që të bëjë marrëveshje me MAShT-in ajo ka bërë marrëveshje me kryetarin e Kuvendit që është e pakuptimtë dhe këtu vetëm se do pësojnë 400 mijë shkollarë dhe askush tjetër”, tha Kurteshi.