Kurti: Ajo që po ndodh në Ukrainë është agresioni më i madh ushtarak që nga përfundimi i luftës së dytë botëror

Prishtinë | 24 Shk 2022 | 10:09 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ajo që po ndodh në Ukrainë është agresioni më i madh ushtarak që nga përfundimi i luftës së dytë botërore, raporton Ekonomia Online.

Në konferencën e organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Kurti ka thënë se Kosova është e orientuar me BE-në e NATO-n, e po ashtu edhe me SHBA-të e Mbretërinë e Bashkuar, në përkrahje të popullit të Ukrainës.

“Sot është një mëngjes i trishtë në Evropë. Në këto qaste ku jemi ne në Prishtinë, në Ukrainë po ndodh invazioni rus, i cili është agresioni më i madh ushtarak që nga përfundimi i luftës së dytë botërore. Ne solidarizohemi me popullin e Ukrainës, dhe jemi të orientuar bashkë me BE-në dhe NATO-n, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Mbretërinë e Bashkuar, për sovranitetin shtetëror, integritetin territorial, pavarësinë e vendit dhe të drejtën e vetëvendosjes për popullin e Ukrainës”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme