Ekonomia Online
FUNDIT

Kurti bën homazhe në nderim të vëllezërve Bytyqi në New York

Kurti bën homazhe në nderim të vëllezërve Bytyqi në New York

Gjatë vizitës së tij në New York, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministren për Punë të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, dhe ambasadorin Blerim Reka, bënë homazhe pranë varrezave të vëllezërve Bytyqi – Ylli, Agron dhe Mehmet. Ata vendosën lule dhe nderuan kujtimin e tre dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare […]

Gjatë vizitës së tij në New York, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministren për Punë të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, dhe ambasadorin Blerim Reka, bënë homazhe pranë varrezave të vëllezërve Bytyqi – Ylli, Agron dhe Mehmet.

Ata vendosën lule dhe nderuan kujtimin e tre dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u vranë nga forcat serbe më 1999.

Kryeministri Kurti tha se sakrifica e tyre do të kujtohet përherë dhe se ideali për të cilin u flijuan duhet të shërbejë si udhërrëfyes për brezat e ardhshëm. Ai theksoi se drejtësia për këtë krim ende mungon, edhe pse Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar veprime konkrete nga Serbia për të ndëshkuar autorët.

“Duke i kujtuar e përkujtuar dëshmorët e kombit, në këtë rast vëllezërit Bytyqi, ne ia përkujtojmë vetes sonë se sa i lartë ishte çmimi që kemi paguar për lirinë që e gëzojmë dhe popullin që kemi, por njëkohësisht edhe ideali i tyre na shërben si udhërrëfyes për të ecur përpara, në mënyrë që të arrijmë atë çfarë ata e kanë dashur e për të cilën janë flijuar. Yllin, Agronin dhe Mehmetin do t’i kujtojmë përgjithmonë dhe brezi ynë ka për detyrë që këtë ta bëjnë edhe brezat pas nesh”, u shpreh ai.

Të ngjashme