Kurti bisedon me senatorin amerikan, i thotë se është gatshëm për vazhdimin e diskutimeve për planin evropian

Prishtinë | 04 Mar 2023 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbrëmë ka zhvilluar një bisedë telefonike me senatorin amerikan Chris Murphy.Siç thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit, Kurti e senatori amerikan kanë diskuatuar për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë dhe për gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të vazhduar diskutimet për planin e zbatimit në kuadër të propozimit të BE-së.“Gjatë kësaj telefonate ata folën për marrëdhëniet e veçanta dhe miqësore ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe për progresin e vazhdueshëm demokratik të Kosovës, siç u dëshmua edhe tash së fundmi nga Indeksi i Demokracisë Elektorale 2023 të institutit V-Dem, që renditë Kosovën të parën në Ballkanin Perëndimor”.“U diskutua edhe për takimin e 27 shkurtit në Bruksel, nevojën për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë dhe për gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të vazhduar diskutimet për planin e zbatimit në kuadër të propozimit të BE-së, të përkrahur nga Gjermania, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme