Kurti: Destruktiviteti i Beogradit nuk do duhej të përkthehet në ngadalësim të procesit të integrimit për Kosovën

Prishtinë | 26 Jan 2024 | 11:58 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova ka interes jetik që procesi i normalizimit me Serbinë të jetë i ndarë prej procesit të integrimit në BE, raporton Ekonomia Online.

Kjo pasi sipas tij, procesin e normalizimit të marrëdhënieve varet nga Serbia më shumë sesa nga Kosova.

Ai ka thënë se Kosova është kampione në Ballkan sa i përket shumë proceseve si sundimit të ligjit e zhvillimit ekonomik, e për këtë ai ka thënë se është e pa drejtë që Kosova të ngelet peng i destruktivitetit të Serbisë.

Ai këto komente i bëri në vendosjen e gurthemeli për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për persona të moshuar në Podujevë, ku tha se destruktiviteti i Beogradit nuk do duhej të përkthehet në ngadalësim të procesit për Kosovën.

“Unë e ritheksoj që Kosova ka interes jetik që procesi i normalizimit me Serbin, që më shumë varet nga Serbia se sa nga Kosova, të jetë i ndarë prej procesit të integrimit në BE. Edhe sa i përket sundimit të ligjit, lirisë së mediave, të drejtave të njeriut, të drejtave politike, lirive civile, cilësisë së zgjedhjeve Serbia është e pa krahasueshme më Kosovën. Kosova është kampione e Ballkanit sa i përket rritjes ekonomike dhe rishpërndarjes sociale. Janë dyfishuar investimet e huaja. E tash gjithë ky proces ekonomik dhe demokratik i Kosovës të ngelet peng i destruktivitetit të Serbisë që orkestron e financon paramilitar, nuk është e drejtë. Unë e kuptoj që  BE-ja e dëshiron fqinjësinë e mirë, në jemi për fqinjësi të mirë por fqinjësi e mirë nënkupton njohët të ndërsjellët. Destruktiviteti i Beogradit nuk do duhej të përkthehet në ngadalësim të procesit për Kosovën”, tha ai.

Të ngjashme