Kurti: Dialogu për korrigjim kufijsh e shkëmbim territorial, i dëmshëm dhe i rrezikshëm

Prishtinë | 25 Gus 2018 | 10:41 | Nga

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, bashkë me përfaqësues tjerë të partisë është takuar në Prishtinë me një delegacion të Partisë Social-Demokrate nga Bundestagu gjerman.

Në një komunikatë për media thuhet se në këtë takim janë diskutuar edhe temat aktuale dhe zhvillimet e fundit politike.

“Kurti theksoi se dialogu i Presidentit të Kosovës Thaçi me Presidentin e Serbisë Vuçiq për korrigjim të kufijve e shkëmbim territorial është i padrejtë, i dëmshëm qysh sot dhe i rrezikshëm në vijim”, thuhet në njoftim.

“Josip Juratovic (deputet) dhe Kurti u pajtuan se ky pazar në tentativë midis presidentësh, vije nga karakteri autokratik i pushteteve të këtyre dy presidentëve e që është edhe kundër demokracisë edhe kundër republikës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme