Kurti: Dialogun me Serbinë do ta vazhdojmë, por me kushte

Prishtinë | 23 Maj 2017 | 11:38 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se nëse do të vijnë në pushtet, do të vazhdojnë dialogun me Serbinë.

“Së pari do të fillojë dialogun me serbët e Kosovës. Do t’i shohim serbët si serb lokal dhe rolin e tyre shoqëror. Për neve është me rëndësi që të gjendet më të mirët prej minoritetet, por jo të bëjmë dialog me Serbinë, sepse ajo as nuk ndjen keqardhje as asgjë. Çfarë do bisedime duhet të zhvillohen me kushte të Kosovës jo të Serbisë, bisedime nuk po zhvillohen ato janë ndërprerë, nuk e ka ndërprerë VV por institucionet”, ka thënë Kurti.

Por bisedimet sipas Kurtit, do të zhvillohen në bazë të kushteve që i vë Kosova, e jo Serbia. Këto komente Kurti i ka bërë pas një ligjërate të mbajtur në Kolegjin ISPE.

“Çfarëdo bisedimesh të reja ne besojmë që duhet të zhvillohen me një kornizë tjetër, me që rast ne do të duhej që kushtet ti vihen Kosovës por ti vihen Serbisë. Aktualisht bisedime me Serbinë nuk ka, pra nuk është që qeveria e Vetëvendosjes do ti ndërkrente bisedimet , ne mund të flasim se çfarë bisedimesh do të mund të rifillonim sepse tashmë bisedimet janë të ndërprera dhe nuk janë fare aktuale”, ka thënë Kurti, i pyetur nga Ekonomia Online.

Kurti: VV-ja do t’i fitojë zgjedhjet

Kurti është shprehur i bindur se kjo parti do të dalë fituese në zgjedhjet e 11 qershorit. Ai nuk ka mohuar koalicionin për formimin e Qeverisë edhe me ndonjë parti serbe, pasi siç tha “është obligim kushtetues”.

Ndërsa për integrimin evropian ai ka thënë se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor do të duhej të integroheshin përnjëherë.

“Lëvizja Vetëvendosje duhet të dal dhe do të dal e para në këto zgjedhje, me atë rast neve na takon automatikisht kryetari i Kuvendit dhe e kemi nominimin për kryeministër. Unë besoj që pas këtyre zgjedhjeve do të shpërbëhen këto koalicionet dhe do të shohim se çka mbetet pas shuarjes së tyre dhe gjithashtu është obligim kushtetues që të kemi edhe ministra nga pakicat, mirëpo kur të vijmë tek ajo urë do ta kalojmë edhe atë”, është shprehur ai.

Për demarkacionin ka thënë se janë dy hapa të domosdoshëm. Njëri për të hulumtuar dhe hetuar se si është ardhur deri në këtë gjendje dhe e dyta nisja e bisedimeve me Malin e Zi.

“Janë dy hapa të domosdoshëm për ta zgjidhur çështjen e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, i pari është një hulumtim dhe hetim se si kemi ardhur në këtë gjendje për shkak se të gjitha të dhënat tregojnë se zotëri Murat Meha ka negociuar gabimisht dhe keq, me që rast natyrisht se ka ardhur te një marrëveshje e mbrapsht e cila në mënyrë të papërgjegjshme nga Thaçi aso kohe ministër i Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministër. Ju e dini që kufiri i Kosovës i nënshkruar nga Murat Meha është në shpërpushje me vet punimin e tij shkencor të botuar në vitin 1998 dhe kjo punë e do një hetim dhe varësisht nga konkluzionet ne pastaj duhet të shohim se çfarë duhet ndërmarr ndërkaq në anën tjetër do të duhej që me Podgoricën zyrtare menjëherë të fillonim bisedimet e reja sepse ajo çfarë ka ndodhur nuk është fare demarkacion është ndryshim i kufirit. Demarkacioni nënkupton përcaktimin e kufirit dhe këtu nuk ka pasur përcaktim të kufirit por ka pasur ndryshim të kufirit sepse demarkacioni paraprihet nga delimitimi , nuk ka pasur fare demilitim”, tha Kurti.

Kurti mendon se nëse Serbia do të anëtarësohej e para do t’i sjell Kosovës shumë probleme në rrugën evropiane. Për këtë ai mori shembull problemet që po ia sjell Greqia Maqedonisë.

“Ne si lëvizje Vetëvendosje edhe kur kemi qenë në opozitë , edhe kur jemi bërë qeverisje në Prishtinë, edhe së shpejti kur do ta kemi qeverinë e Kosovës do të jemi në koordinim të vazhdueshëm me Tiranën zyrtare. Republika e Kosovës nuk do të jetë asnjëherë dy hapa para Tiranës zyrtare. Kemi marrëdhënie të mira me partinë Socialiste, kemi marrëdhënie të mira me kryeministrin Edi Rama dhe gjithmonë do të jemi të bashkërenduar për ecjen e mëtutjeshme në mënyrë që Kosova dhe Shqipëria të integrohen por edhe ta rrisin prosperitetin në Ballkan”, ka potencuar ai.

Të ngjashme