Kurti: Duhet të themelohet Gjykata e Punës dhe të rritet numri i inspektorëve

Prishtinë | 21 Nën 2019 | 12:42 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka zhvilluar bashkëbisedim me përfaqësues të sindikatave në Kosovë në lidhje me fuqizimin sindikal në vend, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se roli dhe rëndësia e sindikatave duhet të rritet dhe se me fuqizimin e tyre mbrohen të drejtat e punëtorëve.

Sipas Kurtit është e nevojshme themelimi i Gjykatës së Punës.

“Ne duam që sindikata të forcohen sepse të drejtat e punëtorëve mbrohet kur sindikatat janë të forta. Kontratat në vendet e punës, kontratat duhet të mbrohen nga shteti dhe sindikatat. Ka disa veprime që do ndërmarrin në vazhdim. Ne e mbështesim kontratën kolektive që i rregull dhe në këtë kontekst përfituese është edhe vet shteti. Ne do të themelojmë Gjykatën e Punës për kontratat kolektive sepse shkeljet e mëdha duhet të gjykohen por edhe të voglat nuk duhen anashkaluar”.

Kurti theksoi se paga minimale, pushimi dhe orari i punës duhet të jenë të garantuar.

“Vendimi për pagën minimale ka për qëllim të garantojë një minimum të të ardhurave për punëtoret në mënyrë që të sigurohet një standard më të mirë jetësor. Por sa do që është i rëndësishëm ky vendim nuk mund të merret me lehtësi pa një studim të mirë të tregut dhe pa një kategorizim që u mundëson konsultimin e te gjitha grupeve të punës. Së bashku me vendimin duhet ta analizojmë edhe zbatimin e tij të deritashëm sepse kur shteti nuk funksionon ligjet dhe vendimet janë të kota”, tha ai, raporton Ekonomia Online.

Kurti foli edhe për numrin e vogël të inspektorëve të punës, ku tha se gjithsej 60 sa janë në Kosovë nuk mjaftojnë as për Prishtinën.

“Me 60 inspektorë të punës nuk mbikëqyren e inspektohen punimet në tërë Kosovën, ky numër i tyre është i vogël për Prishtinën e lërë më për tërë Kosovën”, tha ai.

Gzim Bimbashi nga Sindikata e RTK-së tha se ligji aktual për televizionin publik është i dëmshëm për punëtorët aty. Tha se nëse nuk ndryshon ky ligj atëherë ekziston mundësia që të falimentojë RTK-ja.

Të ngjashme