Kurti e Konjufca e nderojnë veprimtarin e intelektualin Adem Demaçi në pesëvjetorin e vdekjes

Prishtinë | 26 Kor 2023 | 09:08 | Nga Hana Lohaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca të shoqëruar nga bashkëpunëtorë e familjarë kanë bërë homazhe te varri i veprimtarit dhe intelektualit, Adem Demaçi në pesëvjetorin e vdekjes, raporton Ekonomia Online.

Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera.

Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vite me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai u quajt edhe Nelson Mandela i Evropës.

Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga viti 1990 deri në vitin 1995. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998-1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së. Ishte njëkohësisht kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007). Pasditen e 26 korrikut të vitit 2018, Demaçi ndërroi jetë.

Të ngjashme