Ekonomia Online
FUNDIT

Kurti e Osmani kanë problem që do të jenë shoqërues të Thaçit në dialog me Serbinë

Kurti e Osmani kanë problem që do të jenë shoqërues të Thaçit në dialog me Serbinë

Analisti Astrit Gashi ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani, nuk kanë probleme me NATO-n, por problemi i tyre është dialogu me Serbinë. Gashi po thotë se Kurti e Osmani kanë probleme me ‘Dialogun e Hashim Thaçit’, ku do të jenë shoqërues të presidentit Thaçi, njëjtë si valixhet e një udhëtari jashtë […]

Analisti Astrit Gashi ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani, nuk kanë probleme me NATO-n, por problemi i tyre është dialogu me Serbinë.

Gashi po thotë se Kurti e Osmani kanë probleme me ‘Dialogun e Hashim Thaçit’, ku do të jenë shoqërues të presidentit Thaçi, njëjtë si valixhet e një udhëtari jashtë shtetit.

Ai ka thënë se beteja e tyre e parë me Thaçin është e vështirë dhe mision i pamundur.

Postimi i plotë i Gashit:

Albin Kurti e Vjosa Osmani, nuk e kane problemin me NATO’n, gabohet kush mendon keshtu. Problemi i tyre eshte Dialogu ku do te hyjne pasi te heqin taksen, e ai eshte Dialogu i Hashim Thacit. Ne kete dialog, nese hyjne keshtu si eshte sot, jo qe nuk do te jane prijes, por do te jene shoqerues te Thacit, njejte si valixhet qe e shoqerojne nje udhetar jasht shtetit.
Beteja e tyre, pra eshte me Thacin dhe paqartesite qe i sjell jo Dialogu, por ne fakt Marreveshja qe po i pret. Aty jane krejtesisht ne terr dhe duan te dalin ne drite. Mision i veshtire ky, ne mos i pamundshem!
NATO’n ne Kosove, nderkaq, nuk mund ta heq askush, ajo eshte ketu me ftese te popullit te Kosoves.

Të ngjashme