Kurti e Sveçla takojnë komandantin e KFOR-it, flasin për situatën e sigurisë

Prishtinë | 24 Maj 2024 | 21:47 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u takuan me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.

Në takim u fol për bashkëpunimin mes Kosovës dhe KFOR-it, por edhe situatën e sigurisë në vend.

“Në takim u vlerësua se komunikimi dhe takimet e rregullta janë në shërbim të bashkërendimit sa më të mirë ndërmjet institucioneve të sigurisë”.

“Kryeministri e falënderoi komandantin Ulutas për bashkëpunimin e mirë, për rolin dhe kontributin e tij dhe të KFOR-it për sigurinë dhe paqen”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Gjatë ditës, komandanti i KFOR-it u takua edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Të ngjashme